Shefi i zyrës së BE-së i shkon në takim Kurtit, flasin për heqjen e masave ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Në komunikatën për media bëhet e ditur se gjatë takimit, ambasadori Orav vlerësoi pozitivisht procesin zgjedhor të 9 shkurtit, duke e cilësuar atë si të rregullt dhe pa incidente dhe theksoi se pozitivisht është

Shefi i zyrës së BE-së i shkon në takim Kurtit, flasin për heqjen e masave ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se gjatë takimit, ambasadori Orav vlerësoi pozitivisht procesin zgjedhor të 9 shkurtit, duke e cilësuar atë si të rregullt dhe pa incidente dhe theksoi se pozitivisht është vlerësuar edhe nga Brukseli.

Tutje thuhet se Oravi e uroi kryeministrin për fitoren dhe rezultatin në këto zgjedhje. Bashkë, diskutuan për hapat e mëtejmë drejt konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.

“Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për domosdoshmërinë e heqjes së masave ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian dhe nevojën për shqyrtim sa më të shpejtë të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE”, përfundon komunikata