Shefja e Komisionit Evropian: GJNP duhet të jetë në gjendje të ndjekë lirisht luftën kundër pandëshkueshmërisë globale

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se Evropa do të qëndrojë gjithmonë për drejtësinë dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare, pas urdhrit ekzekutiv të presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e sanksioneve ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP). “GJNP garanton përgjegjësinë për krimet ndërkombëtare dhe u jep zë viktimave në mbarë botën. [...]Read More...

Shefja e Komisionit Evropian: GJNP duhet të jetë në gjendje të ndjekë lirisht luftën kundër pandëshkueshmërisë globale

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se Evropa do të qëndrojë gjithmonë për drejtësinë dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare, pas urdhrit ekzekutiv të presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e sanksioneve ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP).

“GJNP garanton përgjegjësinë për krimet ndërkombëtare dhe u jep zë viktimave në mbarë botën. Ajo duhet të jetë në gjendje të ndjekë lirisht luftën kundër mosndëshkimit global”, shkroi Von der Leyen në platformën sociale X.

Dje, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që sanksionon GJNP-në dhe e akuzoi gjykatën për “veprime të paligjshme dhe të pabaza që shënjestrojnë Amerikën dhe aleatin tonë të ngushtë Izraelin”.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, përballen me udhër-arreste të lëshuara në muajin nëntor nga gjykata me bazë në Hagë, duke u akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës.

Që nga 7 tetori i vitit 2023, Izraeli ka vrarë të paktën 47.500 palestinezë në Gaza dhe e ka kthyer enklavën në të pabanueshme.

Më herët, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa tha se sanksionimi i GJNP-së “kërcënon” pavarësinë e gjykatës dhe minon sistemin ndërkombëtar të drejtësisë penale në tërësi.