Shembet çatia në një klub nate në Republikën Dominikane, dhjetëra të vdekur
Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një çati u shemb në një klub nate në Republikën Domenikane. Autoritetet lokale informojnë se shumë persona ndodhen nën rrënoja, ndërkohë që grupet e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve dhe atyre që kanë ngecur [...]Read More...

Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një çati u shemb në një klub nate në Republikën Domenikane.
Autoritetet lokale informojnë se shumë persona ndodhen nën rrënoja, ndërkohë që grupet e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve dhe atyre që kanë ngecur nën rrënoja.
Mediat e huaja informojnë se nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi incidentin, i cili ndodhi në orët e para të së martës gjatë një koncerti të këngëtares së njohur të merengues Rubby Pérez në diskotekën Jet Set në kryeqytet, Santo Domingo.
Presidenti i Republikës Domenikane, Luis Abinader, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e prekura./abcnews.al