Shembet dheu në lagjen Velania, nga zjarrfikësit thonë se nuk ka rrezikuar banorët

Në një vendpunishte ne lagjen “Velania” në Prishtinë është shembur dheu. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zv. Komandanti i Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra. Ai ka bërë të ditur se tashmë është kryer intervenimi në atë pjesë të lagjes, ku buzë ndërtimit të ri është bërë qarja dhe se rrëshqitja e dheut nuk ka rrezikuar banorët.

Shembet dheu në lagjen Velania, nga zjarrfikësit thonë se nuk ka rrezikuar banorët

Në një vendpunishte ne lagjen “Velania” në Prishtinë është shembur dheu.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zv. Komandanti i Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra.

Ai ka bërë të ditur se tashmë është kryer intervenimi në atë pjesë të lagjes, ku buzë ndërtimit të ri është bërë qarja dhe se rrëshqitja e dheut nuk ka rrezikuar banorët.

Sipas Shkodrës, katër vetura rrezikoheshin

“Sapo e përfunduam intervenimin 4 vetura kanë qenë të parkuara dhe ishin të rrezikuara që nga shembja e dheut të binin në vendpunishte, por i larguam. Jemi afër shtatores së “Isa Kastrati”, Brigada ka pranu lajmin në 12:09 minuta, buzë ndërtimit të ri është bërë qarja. Nuk është rrezikuar ndonjë banorë”, tha Shkodra.