Vëllai i Liridona Ademajt: Gjendja e fëmijëve nuk është e mirë, janë në Suedi

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, është paraqitur në Kosova Live në T7 pas konfirmimit të aktakuzës ndaj Naim Murselit për vrasjen e Liridonës, shkruan Gazeta Metro. Vëllai i viktimës ka folur edhe për fëmijët e të ndjerës, të cilët për momentin janë nën kujdesin social në Suedi. Sipas Ademajt, ata nuk janë në gjendje […]

Vëllai i Liridona Ademajt: Gjendja e fëmijëve nuk është e mirë, janë në Suedi

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, është paraqitur në Kosova Live në T7 pas konfirmimit të aktakuzës ndaj Naim Murselit për vrasjen e Liridonës, shkruan Gazeta Metro.

Vëllai i viktimës ka folur edhe për fëmijët e të ndjerës, të cilët për momentin janë nën kujdesin social në Suedi.

Sipas Ademajt, ata nuk janë në gjendje të mirë dhe po e përjetojnë rëndë krejt rastin.

“Gjendja e fëmijëve nuk është e mirë, po e përjetojnë rëndë. Janë nën kujdesin social në Suedi, kanë fillu edhe me harru gjuhën”, tha ndër të tjera ai./