Nis takimi me përfaqësues të partive te Konjufca, s’i shkon asnjë lider i subjekteve të mëdha

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka nisur takimin me kryetarë dhe përfaqësues të partive politike në Kuvenbdin e Kosovës. Ai i ftoi ata për të diskutuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Nga partitë shqiptare liderët e partive nuk kanë shkuar, por aty shkuan Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, Uran Ismaili nga PDK, Doarsa Kica-Xhelili dhe

Nis takimi me përfaqësues të partive te Konjufca, s’i shkon asnjë lider i subjekteve të mëdha

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka nisur takimin me kryetarë dhe përfaqësues të partive politike në Kuvenbdin e Kosovës.

Ai i ftoi ata për të diskutuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Nga partitë shqiptare liderët e partive nuk kanë shkuar, por aty shkuan Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, Uran Ismaili nga PDK, Doarsa Kica-Xhelili dhe Muharrem Nitaj nga AAK.

Ndërkaq, nga partitë e komunitetit joshumicë u panë kryetarët e subjekteve që përfaqësojnë.

Mediat janë lejuar të marrin pamje në nisje të takimit dhe më pas ai është mbyllë për media.

Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 15 prillin datë për seancën konstituive të Kuvendit.