Shembja e çatisë së një klubi në Republikën Domenikane, shkon në 44 numri i viktimave
Të paktën 44 persona kanë vdekur pasi një çati u shemb në një klub nate në Republikën Domenikane. Më shumë se 150 persona u plagosën dhe ekipet e shpëtimit po vazhdojnë përpjekjet për të çliruar njerëzit nga rrënojat. Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi incidentin, i cili ndodhi në orët e para të së [...]Read More...

Të paktën 44 persona kanë vdekur pasi një çati u shemb në një klub nate në Republikën Domenikane. Më shumë se 150 persona u plagosën dhe ekipet e shpëtimit po vazhdojnë përpjekjet për të çliruar njerëzit nga rrënojat.
Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi incidentin, i cili ndodhi në orët e para të së martës gjatë një koncerti të këngëtares së njohur të merengues Rubby Pérez, në diskotekën Jet Set në kryeqytet, Santo Domingo Ndërkohë rreth 400 punonjës të kërkim-shpëtimit janë vendosur në vend.
abcnews.al