Dua Lipa, shembull i dashurisë për librat, në Festivalin e Letërsisë në Londër

Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen në Festivalin e Letërsisë në Londër, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin e saj ndaj leximit dhe promovimit të letërsisë, transmeton albinfo.ch.
Sipas Daily Mail, festivali mbledh çdo vit autorë, kritikë dhe lexues për të diskutuar mbi librat, krijimtarinë dhe zhvillimet në botën letrare. Këtë vit, prania e këngëtares shqiptaro-britanike i dha ngjarjes edhe një dimension tjetër.
Përveç karrierës së saj muzikore, Dua Lipa është e njohur për pasionin ndaj leximit. Ajo drejton klubin e librave Service95, përmes të cilit rekomandon vepra letrare dhe zhvillon biseda me shkrimtarë të njohur.
Pjesëmarrja e saj në festival dëshmon se ndikimi i artistëve mund të shtrihet përtej skenës muzikore, duke nxitur interesimin për librat dhe duke afruar publikun me letërsinë./Albinfo.ch
The post Dua Lipa, shembull i dashurisë për librat, në Festivalin e Letërsisë në Londër appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



