Vazhdon protesta për Arlindën, organizatorët me thirrje për mobilizim kombëtar

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se protesta për drejtësi për Arlinda Zekajn dhe të gjitha gratë e vrara do të vazhdojë edhe sot.
Sipas njoftimit të Kolektivit, protesta do të mbahet në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Organizatorët kanë bërë thirrje për mobilizim dhe solidarizim kombëtar, duke kërkuar llogaridhënie nga institucionet dhe plotësimin e kërkesave të tyre.
“Do të vazhdojmë të protestojmë deri kur kërkesat tona të plotësohen”, thuhet në njoftimin e Kolektivit, transmeton Klankosova.tv.
Ata kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë të dalin në rrugë dhe të bllokojnë institucionet, duke kërkuar siguri dhe liri për gratë që jetojnë, si dhe drejtësi për ato që janë vrarë.
“Për siguri e liri për gratë e gjalla, e drejtësi për gratë e vrara”, thuhet në thirrjen e organizatorëve për protestën e radhës.
The post Vazhdon protesta për Arlindën, organizatorët me thirrje për mobilizim kombëtar appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



