Shërbimet e pagesave ndaj KRU “Hidrodrini”, tani edhe me “eKosova”

Welcome to Kosova Today

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ ka njoftuar sot inovacionin e saj të fundit që synon të lehtësojë jetën e qytetarëve të Kosovës. Duke qenë tashmë një ofrues i besueshëm i shërbimeve të ujësjellësit, Hidrodrini vazhdon të përmirësojë qasjen dhe metodat e pagesës për konsumatorët e saj. Duke shtuar opsionin e realizimit të pagesave online përmes […]

Shërbimet e pagesave ndaj KRU “Hidrodrini”, tani edhe me “eKosova”

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ ka njoftuar sot inovacionin e saj të fundit që synon të lehtësojë jetën e qytetarëve të Kosovës.

Duke qenë tashmë një ofrues i besueshëm i shërbimeve të ujësjellësit, Hidrodrini vazhdon të përmirësojë qasjen dhe metodat e pagesës për konsumatorët e saj.

Duke shtuar opsionin e realizimit të pagesave online përmes platformës shtetërore eKosova, Hidrodrini bën një hap të madh drejt modernizimit të shërbimeve të saj.

Ky hap i ri vjen si shtesë e mundësisë ekzistuese për kryerjen e pagesave online nëpërmjet web-faqes së kompanisë – [ një risi që u bë e mundur falë bashkëpunimit me bankën BKT – Kosova.

Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë shprehu mirënjohje ndaj ekipit të eKosova dhe partnerëve të tyre për angazhimin dhe profesionalizmin e demonstruar gjatë procesit të integrimit të shërbimeve të pagesës.

“Falënderojmë ekipin e eKosova dhe bashkëpunëtorët për bashkëpunimin e tyre korrekt dhe profesional që na mundësoi finalizimin e këtij projekti. Synimi ynë është të ofrojmë zgjidhje të rehatshme dhe të shpejta për konsumatorët tanë të çmua”, thuhet në njoftim.

Hapja e pagesave përmes eKosova [ është realizuar pas një përpjekje të përbashkët dhe një bashkëpunimi intensiv në mes të Zyrës së TI-së së Hidrodrinit dhe ekipit të platformës eKosova.

Me këtë risi, KRU ‘Hidrodrini’ bashkohet me KRU ‘Prishtina’ si dy nga kompanitë rajonale të vetme të Ujësjellit nga shtatët që operojnë në Republikën e Kosovës, që kanë përfshirë shërbimet e tyre në platformën eKosova, duke e bërë këtë një ndryshim pozitiv për konsumatorët e tyre./Telegrafi/

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Kompania Rajonale Hidrodrini Kosov Kosova Media Synimi Hapja Hidrodrinit Prishtina Republik Telegrafi

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Kompania Rajonale Hidrodrini Kosov Kosova Media Synimi Hapja Hidrodrinit Prishtina Republik Telegrafi

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online