Shkarkohet Bekir Gërguri, qeveria Kurti emëron Gramos Hashanin në krye të KEK-ut

Në mbledhjen e fundit të bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Bekir Gërguri u shkarkua nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryeshefit në Korporatën Energjetike të Kosovës.  Burime të Gazetës Infokus brenda KEK-ut bëjnë të ditur se ushtrues i ri detyre në këtë pozitë është vendosur Gramos Hashani. Hashani deri më tash ka qenë

Shkarkohet Bekir Gërguri, qeveria Kurti emëron Gramos Hashanin në krye të KEK-ut


Në mbledhjen e fundit të bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Bekir Gërguri u shkarkua nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryeshefit në Korporatën Energjetike të Kosovës. 

Burime të Gazetës Infokus brenda KEK-ut bëjnë të ditur se ushtrues i ri detyre në këtë pozitë është vendosur Gramos Hashani.

Hashani deri më tash ka qenë në pozitën e Drejtorit të Financave në KEK. Ndërsa në pozitën e deritashme të Hashanit është vendosur Gëzim Paci.

Gazeta Infokus në lidhje me këtë emërim ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e KEK-ut, Skender Bucolli i cili ka deklaruar se është i zënë dhe ka kërkuar që redaksia të dërgojë pyetje në emailin zyrtar të KEK-ut.
Infokusi ka dërguar pyetje për të konfirmuar këtë emërim të ri mirëpo deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Infokusi po ashtu ka kontaktuar disa herë edhe tashmë të emëruarin në krye të KEK-ut, sipas burimeve, Gramos Hashanin mirëpo i njëjti nuk e ka hapur telefonin.

Kujtojmë se Bekir Gërguri ishte vënë në krye të KEK-ut si ushtrues detyre në fillim të vitit 2024 pas largimit të u/d/ drejtorit, Përparim Kabashi dhe pezullimit të u.d kryeshefit Nagip Krasniqi i cili u arrestua nën dyshimet  për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sikurse kryeshefi i pezulluar, Nagip Krasniqi, edhe Gërguri kishte lidhje me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvëndosje. Gërguri ka qenë kandidat për asamble komunale në Fushë Kosovë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, në zgjedhjet lokale të vitit 2017. Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Bekiri kishte marrë në ato zgjedhje 47 vota.

Gazeta Infokus kishte raportuar eksluzivisht për emërimin e Gërgurit në krye të KEK-ut ku përveç tij lidhje me partinë në pushtet pati edhe zëvendësdrejtori i ri i zgjedhur në atë kohë nga Bordi i KEK-ut, Ramadan Budakova.