Shkarkohet nga detyra Zëvendës Presidentja e Filipineve/ Akuzohet për komplot vrasjeje ndaj presidentit

Në Filipine, zëvendës presidentja është shkarkuar nga posti i saj pasi akuzohet për një sërë veprash penale. Mbi të rëndojnë akuza si korrupsionin në shkallë të gjerë, dështimin për të dënuar ashpër veprimet agresive të Kinës kundër forcave filipinase në Detin e diskutueshëm të Kinës Jugore madje komplotin për të vrarë presidentin. Veprimi i së [...]Read More...

Shkarkohet nga detyra Zëvendës Presidentja e Filipineve/ Akuzohet për komplot vrasjeje ndaj presidentit

Në Filipine, zëvendës presidentja është shkarkuar nga posti i saj pasi akuzohet për një sërë veprash penale. Mbi të rëndojnë akuza si korrupsionin në shkallë të gjerë, dështimin për të dënuar ashpër veprimet agresive të Kinës kundër forcave filipinase në Detin e diskutueshëm të Kinës Jugore madje komplotin për të vrarë presidentin.

Veprimi i së mërkurës nga ligjvënësit në Dhomën e Përfaqësuesve, shumë prej tyre aleatë të Presidentit Ferdinand Marcos Jr., e thellon edhe më shumë përçarjen politike mes dy udhëheqësve më të lartë të një prej demokracive më të zhurmshme të Azisë.

Sara Duterte nuk komentoi menjëherë mbi shkarkimin e saj, por vëllai i saj, përfaqësuesi Paolo Duterte, e quajti atë “një akt të qartë persekutimi politik.” Ai tha se ligjvënësit rivalë u përpoqën të mbledhin shpejt nënshkrimet dhe ta shtynin “një çështje të pabazuar për shkarkim” drejt Senatit.

Të paktën 215 ligjvënës në dhomën e ulët nënshkruan ankesën, një numër dukshëm më i madh se ai i kërkuar për ta dërguar shpejt peticionin në Senat, i cili do të shërbejë si tribunal për të gjykuar zëvendëspresidenten.

/ abcnews.al