Shkipe Bunjaku, një shqiptare në ushtrinë suedeze
Quhet Shkipe Bunjaku dhe ka një bagazh të lartë të shkollimit në disa profesione. Ajo mban gradën nëntogere në ushtrinë suedeze, ishte pjesëtare e KFOR-it me mision në Kosovë gjatë vitit 1999-2001 dhe tanimë gëzon vlerësim si veterane në Suedi. The post Shkipe Bunjaku, një shqiptare në ushtrinë suedeze appeared first on Albinfo.

Të kesh gradën “Nëntogere” në ushtrinë suedeze është përgjegjësi e lartë. Duhet etikë pune dhe angazhim individual për t’ia dalë mbanë. Këto janë disa nga cilësitë kryesore të Shkipës që i shërbyen për të qenë sot një veterane e respektuar në shtetin suedez.
Ajo mes shumë mundësive, kishte zgjedhur të ushtrojë profesionin si ushtare, profesion ky bukur i vështirë, por nga vullneti dhe motivi që ajo zotëron, për të ishte thjeshtë një bekim që i ishte dhënë.
Jeta në Suedi me një shoqëri dhe kulturë tjetër
Shkipja ka një biografi interesante. Ajo është me origjinë nga Kaçaniku, babai i saj kishte jetuar në Shkup për disa vite, pastaj edhe në Stamboll, për tu vendosur përfundimisht në shtetin suedez në vitin 1968.
Ani pse Shkipja ka lindur në Stockholm, ajo ka ruajtur gjuhen shqipe, traditat dhe kulturën shqiptare. Në moshën 12 vjeçare, ajo bashkë me familje nga Stockholmi u vendosen në Malmö, ku kishte edhe më shumë shqiptarë.
Vlen të theksohet se Shkipja pikërisht në Malmö kishte kryer mësimet e para, më pas edhe shkollën e mesme.
Ndërkohë sa i përket jetës dhe shoqërisë në Suedi, ajo tregon se nuk ka qenë aspak e lehtë ambientimi i saj me rrethin shoqërorsuedez dhe se nuk ndjehej e barabartë me të tjerët, ani pse fliste dhe shkruante rrjedhshëm gjuhen suedeze.
“Pavarësisht se e dija suedishten rrjedhshëm, në atë kohë unë dhe fëmijët e tjerë shqiptarë kemi përjetuar disa padrejtësi dhe dallime në raport me të tjerët, nisur nga emri im, që për ta tingllonte më ndryshe dhe ishte jo i zakonshëm në Suedi. Kam qenë e detyruar të luftojë më shumë si në rrafishin e përditshmërisë sime ashtu edhe në shkollim, duke u munduar të bëja një balancim mes kulturës shqiptare që më mësonin prindërit çdo ditë dhe asaj suedeze”, tregon ajo për revistën Albinfo.ch.
Shkipja ishte e frymëzuar që e vogël nga babi i saj se me kulturë dhe shkollim arrihet gjithçka, andaj sakrificat dhe mundin e babait të saj, ajo e shpërbleu me sukseset e saj në mësime dhe me arritjet profesionale.
Shkollimi dhe jeta profesioale
Pas mbarimit të shkollës së mesme, Shkipja ndjeku rrugëtimin e saj të shkollimit në Washington DC për të studiuar në “Universitetin Shenandoah” ku kreu dy drejtime paralele“International Journalism” dhe “International Relations, Diplomacy”.
“Pas studimeve në Amerikë, vazhdova studimet në Universitetin e Stockholmit në “Departamentin e Drejtësi”, pasiqë synimi im ishte që të bëhem edhe avokate e popullit nisur edhe nga jeta private që shpeshherë kam pasur padrejtësi.
Rrugëtimin si ushtare në shtetin suedez, një profesion sa i respektuar, po aq edhe sfidues
Gjatë studimeve, nisur edhe nga kurset që ajo ndjekte, lobimet për Kosovën, në vende të ndryshme, takimet me emra të njohur të politikës evropiane dhe gjeneralve suedez, bëri që Shkipes t’ishtohet deshira që të bëhej ushtare.
“Kursi për “Historin Nordike dhe Bashkimin Evropian” (pasi Suedia 1995 kishte për të votuar për antarësimin e saj në BE, unë desha të kuptoj më thellë se çfarë dmth kjo për ne si shtetas). Shpejtë u inkuadrova në pjesën për Ballkan, duke parërrezikun në atë kohë nga regjimi Jogusllav. Aty së pari organizova një “Riksdag” (parlament) për të rinj, ku të ftuar në hapje kisha edhe Kofi Anan, që më frymëzoj shumë për tëvazhduar këtë rrugëtim. Pasi kontaktova shumë organizata dhe një ndër to ishte “Këshilli për Paqen Suedeze” mu mundësua të udhëtoj në selinë e OKB-së në Gjenevë, pastaj edhe në selinë e BE-së dhe NATO–s për të lobuar për Kosovën”, rrëfen ajo.
Në njërën prej konferencave, Shkipja u njoftua me gjeneralin sueduez, politikanin e asaj kohe Carl Bildt, i cili ishte negociues i marrëveshjes së Daytonit.
“Duke punuar bashkë me të, një ditë, u pyeta nga vet gjenerali se pse nuk po i bashkangjitem ushtrisë suedeze. Kjo frazë e tij më bëri shumë përshtypje dhe njëkohësisht u ndjeva e vlerësuar. Së pari aplikova për pilote ushtarake, por të njëjtën ditë i mbusha 24 vjet dhe për arsyje te moshës nuk u pranova si pilote, por si ushtare e denjtë u bëra. Pikërisht pasi kalova të gjitha testet e obliguara, tashmë kishte arritur lufta në Kosovë, ndërkohë që punoja me NATO-n, pjesa më emocionale për mua dhe njëkohësisht nder ishte ftesa për të qenë pjesëtare e KFOR-it me mision në Kosovë gjatë vitit 1999-2001”, rrëfen tutje ajo.
Nga një Kosovë e shkrumbtë, që vinte era tymë, e deri te ajo Kosovë ku u hap Parlamenti i parë në Prishtinë, për mua ishte rrugëtimi më i ndritur që edhe sot e kujtoj me krenari dhe ndihem me fat që unë kam qenë aty, unë isha pjesë aty! Dhe sot kur e shoh ngritjen e Ushtrisë së Republikës së Kosovës, me bën shumë krenare se isha pjesë e krijimit.
Shkipja për fund tregon se: Edhe pse kam lindur në Stockholm, me zemër plotë dhe si ushtare e mbretit suedez, jam shumë krenare që jam bijë shqiptare e Kaçanikut, por edhe e Stockholm–it. Sa jam këtu, jam edhe atje, si shpirtërisht, ashtu edhe fizikisht”, përfundon ajo.
The post Shkipe Bunjaku, një shqiptare në ushtrinë suedeze appeared first on Albinfo.