Shkon në 58 numri i viktimave nga sulmet në Jemen
Ka shkuar në 58 numri i viktimave në Jemen dhe janë plagosur 126 të tjerë. Ushtria amerikane tha se ka shkatërruar një port kyç të karburanteve në Jemen, që ishte nën kontrollin e rebelëve Huthi. Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (Centcom) tha se forcat e SHBA-së kryen sulme në portin e Ras Isa, me qëllim [...]Read More...

Ka shkuar në 58 numri i viktimave në Jemen dhe janë plagosur 126 të tjerë. Ushtria amerikane tha se ka shkatërruar një port kyç të karburanteve në Jemen, që ishte nën kontrollin e rebelëve Huthi.
Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (Centcom) tha se forcat e SHBA-së kryen sulme në portin e Ras Isa, me qëllim që t’iu hiqnin rebelëve Huthi, që mbështeten nga Irani, një burim të rëndësishëm të furnizimeve me karburante dhe t’i privonin ata nga të ardhurat që sigurojnë nga karburantet.
Sulmet ajrore të SHBA-së kanë goditur rëndë rebelët jemenas. SHBA-ja nisi një fushatë ajrore nën urdhrin e presidentit amerikan, Donald Trump, më 15 mars ndaj rebelëve Huthi, me qëllim që të ndalojë sulmet e rebelëve ndaj anijeve tregtare dhe anijeve ushtarake në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adeni.
Sulmet e rebelëve jemenas kanë penguar dërgesat tregtare përmes Kanalit të Suezit një rrugë jetike për tregtinë globale përmes detit, duke detyruar shumë kompani që të ndryshojnë rrugët e transportit. Rebelët Huthi kanë dënuar sulmet amerikane./abcnews.al