Tre kate të shkrumbuara, çfarë la pas shpërthimi në pallatin në Elbasan (VIDEO)
Pas shpërthimit që tronditi Elbasanin, pamjet nga terreni tregojnë shkallën e lartë të shkatërrimit. Ndërtesa është kthyer në një gërmadhë, ndërsa ekipet e zjarrfikëses ndodhen ende në vendngjarje duke u përpjekur të vënë plotësisht nën kontroll vatrat e zjarrit dhe tymin e dendur që vazhdon të dalë nga banesat e djegura.
Nga apartamentet e përfshira nga zjarri kanë mbetur vetëm mbetje dhe mure të shembura. Forca e shpërthimit dhe flakët e mëvonshme kanë shkrumbuar pothuajse çdo gjë në ambientet e brendshme.
Fatkeqësisht, nga kjo ngjarje ka humbur jetën një e moshuar teksa 10 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar. Autoritetet gjithashtu po vijojnë kërkimet për një 69-vjeçar i cili raportohet i zhdukur që pas shpërthimit.
Shpërthimi në apartamentin në Elbasan, vijojnë kërkimet për 69-vjeçarin e pagjetur! Policia jep detajeThe post Tre kate të shkrumbuara, çfarë la pas shpërthimi në pallatin në Elbasan (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



