Wizz Air shkurton kapacitetin e fluturimeve, shkak rritja e çmimit të karburantit

Wizz Air shkurton kapacitetin e fluturimeve, shkak rritja e çmimit të karburantit

Rritja e kostove të karburantit po detyron kompanitë ajrore të rishikojnë planet e tyre të fluturimeve. Mes tyre është edhe kompania me kosto të ulët Wizz Air, e cila ka njoftuar ulje të kapacitetit.

Kompania pritet të reduktojë me rreth 5 për qind kapacitetin e planifikuar gjatë gjysmës së dytë të vitit financiar, si pasojë e rritjes së kostove të karburantit.

Nga Wizz Air thonë se çmimet e larta të karburantit po krijojnë presion të konsiderueshëm mbi sektorin e aviacionit, duke i detyruar kompanitë ajrore të përshtatin planet dhe numrin e fluturimeve.

Pavarësisht reduktimit të paralajmëruar, kompania vlerëson se sezoni veror ka qenë më i mirë se sa pritej. Wizz Air thekson gjithashtu se mbetet e përkushtuar ndaj planeve afatgjata për zgjerimin e flotës dhe rritjen e numrit të pasagjerëve.

Për momentin nuk ka informacion se cilat linja ajrore do të preken konkretisht nga ulja e kapacitetit.

Wizz Air është një nga kompanitë më të mëdha ajrore që operojnë në tregun maqedonas dhe ka një numër të madh linjash nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.