Foto e rrallë e Presidentes në moshën 23 vjeçare

Foto e rrallë e Presidentes në moshën 23 vjeçare

Një fotografi nga dita e dasmës së Justina Shiroka-Pulës gjendet në një intervistë të vjetër për Revista Teuta, e cila po rikthehet në vëmendje pas zgjedhjes së saj mbrëmë si presidente e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Në intervistë, Shiroka-Pula kishte treguar se u martua më 7 maj 1977, në moshën 23-vjeçare. Dasma u organizua bashkërisht nga familjet Shiroka dhe Pula, ndërsa, sipas saj, morën pjesë rreth 200 të ftuar.

Ajo kujtonte se kishte zgjedhur një fustan të thjeshtë, pa rruaza e xixa, dhe mbante karafila të bardhë. “Isha një nuse moderne dhe modeste”, kishte thënë Shiroka-Pula, duke përshkruar edhe tortën trekatëshe që ishte përgatitur për dasmën.

Në atë rrëfim ajo fliste për bashkëshortin, Blerim Pulën, i cili ndërroi jetë në gusht. Intervista është realizuar vite më parë, ndërsa fotografia është pjesë e saj.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.