Shoferët e taksive protestojnë përsëri kundër Uber-it
Më shumë se 150 shoferë taksish nga Gjeneva protestuan dje në mes të qytetit, duke pretenduar se Uber po vepron në mënyrë të paligjshme dhe duhet të ndalohet. Shoferët u takuan në Place Neuve dhe marshuan drejt Qytetit të Vjetër, transmeton albinfo.ch. Ata pretendojnë se Uber ka qenë i paligjshëm që nga vendimi i Gjykatës […] The post Shoferët e taksive protestojnë përsëri kundër Uber-it appeared first on Albinfo.

Më shumë se 150 shoferë taksish nga Gjeneva protestuan dje në mes të qytetit, duke pretenduar se Uber po vepron në mënyrë të paligjshme dhe duhet të ndalohet.
Shoferët u takuan në Place Neuve dhe marshuan drejt Qytetit të Vjetër, transmeton albinfo.ch.
Ata pretendojnë se Uber ka qenë i paligjshëm që nga vendimi i Gjykatës Federale muajin e kaluar që zbuloi se kompania i punëson shoferët dhe duhet t’i trajtojë ata si punëtorë.
Shoferët e taksive thonë se Uber është konkurrencë e padrejtë.
Ata gjithashtu thonë se duhet të jenë të trajnuar, të njohin rrugët e qytetit dhe nuk kanë nevojë të mbështeten në GPS.
The post Shoferët e taksive protestojnë përsëri kundër Uber-it appeared first on Albinfo.