Shoqatat e dala nga lufta refuzojnë çdo organizim me Qeverinë e Kosovës për “Ditën e Çlirimit”
Shoqatat e dala nga lufta – Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqata e Invalidëve të Luftës dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në asnjë organizim të përbashkët me Qeverinë e Kosovës për Ditën e Çlirimit. Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur

Shoqatat e dala nga lufta – Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqata e Invalidëve të Luftës dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në asnjë organizim të përbashkët me Qeverinë e Kosovës për Ditën e Çlirimit.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se këtë vendim e kanë marrë kundër qasjes përbuzëse dhe mos respektuese që kjo qeveri, e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti, ka treguar ndaj kategorive të dala nga lufta që nga ardhja e saj në pushtet.
“Ftesës për pjesëmarrje i themi JO. Respekti për sakrificën dhe kontributin për liri nuk shprehet me fjalë, por me vepra”, thuhet në njoftim.