Shoshi për deklaratën e Gashit: Paret i ke ti, jo qytetari se ja ke vjedhë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar me tone të ashpra ndaj një deklarate të zëvendësministres në detyrë Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, e cila është cituar të ketë thënë se “sot qytetari ka pare më shumë se që ka pas para 10 viteve”. Musliu-Shoshi e quajti këtë deklaratë propagandë


Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar me tone të ashpra ndaj një deklarate të zëvendësministres në detyrë Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, e cila është cituar të ketë thënë se “sot qytetari ka pare më shumë se që ka pas para 10 viteve”.
Musliu-Shoshi e quajti këtë deklaratë propagandë dhe tallje me realitetin e vështirë ekonomik të qytetarëve.
Postimi:
Paret i ke ti, jo qytetari se ja ke vjedhë!
E njëjta zyrtare që sot flet për mirëqenie, si zv.ministre ua jepte tenderët Germin-it, organizatës ku vetë kishte qenë drejtuese. Kjo s’quhet konflikt interesi, kjo është hajni e pastër.
Mjaft u tallët me realitetin e familjeve që përballen me çmime të larta e me ikjen masive të të rinjve.
Më pak propagandë. Më shumë përgjegjësi ndaj qytetarëve.

