Shpallen fajtorë tre zyrtarët e Fushë-Kosovës të akuzuar për korrupsion

Welcome to Kosova Today

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë zyrtarët e Fushë-Kosovës, Jakup Tërnava, Ejup Gërguri dhe Liridona Mustafa-Sadiku, të akuzuar për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Në këtë rast, Jakup Tërnava në cilësi të drejtorit të Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Fushë-Kosovës dhe zyrtarët Ejup Gërguri dhe Liridona Mustafa-Sadiku, po […]

Shpallen fajtorë tre zyrtarët e Fushë-Kosovës të akuzuar për korrupsion

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë zyrtarët e Fushë-Kosovës, Jakup Tërnava, Ejup Gërguri dhe Liridona Mustafa-Sadiku, të akuzuar për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në këtë rast, Jakup Tërnava në cilësi të drejtorit të Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Fushë-Kosovës dhe zyrtarët Ejup Gërguri dhe Liridona Mustafa-Sadiku, po akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare. E akuzuar në këtë rast është edhe Mevlude Nishori, por për shkaqe shëndetësore, është veçuar procedura penale ndaj saj.

Shpallja e aktgjykimit u bë të premten nga gjykatësja Medie Bytyqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kurse, seanca për caktimin e dënimit u caktua për 15 prill 2024.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë të 30 shtatorit 2019, Mevlude Nishori, Jakup Tërnava, Ejup Gërguri dhe Liridona Mustafa-Sadiku akuzohen për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtarë nga neni 422, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Nishori akuzohet se si zyrtare ligjore kishte përpiluar aktvendimin për revokimin e bartjes së pronësisë, e cila ishte në emër të dëmtuarve S.K., B.K., Z.K dhe Xh.K., Kurse, Tërnava thuhet se në cilësi të drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, në Komunën e Fushë-Kosovës, kishe shfrytëzuar pozitën e tij, duke bërë ndryshime në parcelën për të cilën Gjykata Themelore në Prishtinë, kishte caktuar masë të sigurisë.

Aktakuza thotë se i akuzuari Gërguri, në cilësi të zyrtarit referent i ndërrimeve në Kadastër në Komunën e Fushë-Kosovës, kishte shfrytëzuar pozitën e tij, duke lëshuar certifikatë pronësie, e cila jashtë kushteve ligjore ishte kthyer në gjendjen e mëparshme.

Kurse, e akuzuara Mustafa-Sadiku ngarkohet që në cilësi të zyrtares ligjore në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, në Komunën e Fushë-Kosovës, kishte ndërruar operatin kadastral për parcelën, e cila kishte masë të sigurisë nga Themelorja në Prishtinë.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Gjykata Themelore Prishtin Kosov Jakup Liridona Mustafa Sadiku Drejtoris Gjeodezi Kadast Komun Mevlude Nishori Shpallja Medie Bytyqi Betimi Drejt Kurse Ndryshe Prokuroris Kodit Penal Republik Aktakuza Drejtorin Themelorja

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Gjykata Themelore Prishtin Kosov Jakup Liridona Mustafa Sadiku Drejtoris Gjeodezi Kadast Komun Mevlude Nishori Shpallja Medie Bytyqi Betimi Drejt Kurse Ndryshe Prokuroris Kodit Penal Republik Aktakuza Drejtorin Themelorja

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online