Shpallet një person në kërkim për vjedhje në Prishtinë, policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve
Një person është shpallur në kërkim duke iu publikuar edhe fotografia e tij për veprën penale “vjedhje”, në Prishtinë. Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se vjedhja ka ndodhur më 27.11.2024. “Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin ‘Vjedhja’ të ndodhur më 27.11.2024, kërkojmë

Një person është shpallur në kërkim duke iu publikuar edhe fotografia e tij për veprën penale “vjedhje”, në Prishtinë.
Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se vjedhja ka ndodhur më 27.11.2024.
“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin ‘Vjedhja’ të ndodhur më 27.11.2024, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, Policia vlerëson lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presin që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit.