Shpallja e rezultateve, KQZ-ja në pritje të afatit 48-orësh për ankesa

Në orën 21:00 të së mërkurës është përmbyllur procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë  se KQZ është e është e obliguar që të presë të paktën 48 orë para se të shpall rezultatet përfundimtare. Ky afat llogaritet nga ora 21:00 e

Shpallja e rezultateve, KQZ-ja në pritje të afatit 48-orësh për ankesa

Në orën 21:00 të së mërkurës është përmbyllur procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë  se KQZ është e është e obliguar që të presë të paktën 48 orë para se të shpall rezultatet përfundimtare.

Ky afat llogaritet nga ora 21:00 e së mërkurës,

“Sipas nenit 105 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ është e obliguar që të presë të paktën 48 orë para se të shpall rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës. Ky nen, parasheh mundësinë që në PZAP, në një afat brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar, të paraqiten ankesat për administrimin e numërimit që është zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”.

Bazuar në rezultatet preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 40.90 %, pasuar nga Partia  Demokratike e Kosovës me 22.04 %, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.64 %, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët, Intelektualët me 7.46 %.