Shpërthen bomba jashtë klinikës/ Kaliforni, një viktimë dhe katër të plagosur
Një shpërthim bombe jashtë një klinike fertiliteti në Kaliforni ka vrarë një person dhe ka plagosur katër të tjerë. Zyrtarët e FBI thanë se ky ishte një akt I qëllimshëm terrorizmi. Autoritetet kanë një person të dyshuar në hetim. Shpërthimi ndodhi pak para orës 23:00 sipas orës lokale më pak se një milje nga qendra [...]Read More...

Një shpërthim bombe jashtë një klinike fertiliteti në Kaliforni ka vrarë një person dhe ka plagosur katër të tjerë.
Zyrtarët e FBI thanë se ky ishte një akt I qëllimshëm terrorizmi. Autoritetet kanë një person të dyshuar në hetim.
Shpërthimi ndodhi pak para orës 23:00 sipas orës lokale më pak se një milje nga qendra e Palm Springs, pranë disa bizneseve, përfshirë Qendrat Amerikane Riprodhuese. Klinika tha se askush nga institucioni nuk u lëndua.
Autoritetet thanë se disa ndërtesa të tjera në zonë u dëmtuan. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin NeWsom, është informuar për shpërthimin, tha zyra e tij.