Shpërthim në konsullatën ruse në Francë, nuk ka të lënduar
Një shpërthim u regjistrua mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin Francez të Marsejës brenda oborrit të konsullatës Ruse. Policia Franceze nuk ka komentuar zyrtarisht incidentin megjithatë mediat atje shkruajnë se 30 forca zjarrfikëse ndodhen në zonë. Nuk ka raportime për viktima apo persona të lënduar. Zëdhënësja e Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se incidenti kishte shenjat e [...]Read More...

Një shpërthim u regjistrua mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin Francez të Marsejës brenda oborrit të konsullatës Ruse. Policia Franceze nuk ka komentuar zyrtarisht incidentin megjithatë mediat atje shkruajnë se 30 forca zjarrfikëse ndodhen në zonë.
Nuk ka raportime për viktima apo persona të lënduar.
Zëdhënësja e Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se incidenti kishte shenjat e një “sulmi terrorist” dhe kërkoi një hetim të plotë nga autoritetet franceze.
Sipas raportimeve, sulmues të paidentifikuar hodhën dy molotov brenda konsullatës. Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al