Shpërthim në një port në Barcelonë, një viktimë dhe një i plagosur
Një shpërthim ka ndodhur në portin e Barcelonës ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur. Ngjarja ka ndodhur në verilindje të Spanjës dhe zjarri i shkaktuar është shuar. Në një postim në Platformën X, agjencitë thanë se shpërthimi ndodhi gjatë punimeve të mirëmbajtjes në të ashtuquajturën “Skelë Energjitike”, ku ngarkohen kimikatet, [...]Read More...

Një shpërthim ka ndodhur në portin e Barcelonës ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në verilindje të Spanjës dhe zjarri i shkaktuar është shuar. Në një postim në Platformën X, agjencitë thanë se shpërthimi ndodhi gjatë punimeve të mirëmbajtjes në të ashtuquajturën “Skelë Energjitike”, ku ngarkohen kimikatet, gazi natyror dhe produktet e naftës së rafinuar.
Kompanitë në zonë i kanë kërkuar stafit që të kufizojnë udhëtimin e tyre si masë paraprake, thuhet në deklaratë.
/ abcnews.al