Shqipëri: Besimtarët e krishterë dhe ortodoksë kremtojnë Pashkët

Besimtarët e krishterë dhe ortodoksë në Shqipëri kremtojnë festën e Pashkëve. Në Tiranë, meshët solemne u mbajtën në Katedralen Katolike “Shën Pali” dhe në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, ku morën pjesë qindra besimtarë për të lutur dhe për të ndarë së bashku gëzimin e kësaj feste të shenjtë. Gjatë meshës në katedralen ortodokse, Kryepeshkopi […] The post Shqipëri: Besimtarët e krishterë dhe ortodoksë kremtojnë Pashkët appeared first on Albinfo.

Shqipëri: Besimtarët e krishterë dhe ortodoksë kremtojnë Pashkët

Besimtarët e krishterë dhe ortodoksë në Shqipëri kremtojnë festën e Pashkëve.

Në Tiranë, meshët solemne u mbajtën në Katedralen Katolike “Shën Pali” dhe në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, ku morën pjesë qindra besimtarë për të lutur dhe për të ndarë së bashku gëzimin e kësaj feste të shenjtë.

Gjatë meshës në katedralen ortodokse, Kryepeshkopi Anastas Janullatos dhe Kryepeshkopi Joan përcollën mesazhe shprese, pajtimi dhe ringjalljeje shpirtërore, duke theksuar nevojën për besim dhe dashuri në kohë të vështira, transmeton albinfo.ch.

“Në këtë ditë të shenjtë, të gjithë jemi të ftuar të marrim pjesë në këtë gëzim. Kemi sigurinë se dashuria e Tij është më e fortë se urrejtja dhe se shpresa jonë në Krishtin është më e fortë se dëshpërimi,” u shpreh Kryepeshkopi Joan.

Ai theksoi se drita e ngjalljes është një ftesë për të ndriçuar marrëdhëniet mes njerëzve dhe për të kapërcyer errësirën shpirtërore përmes dashurisë dhe sakrificës.

“Sakrificat janë të domosdoshme për shërimin tonë shpirtëror. Ndoshta sot më shumë se kurrë, bota jonë ka nevojë për mesazhin e Pashkës. Ngjallja e Krishtit na premton një të ardhme të ndryshme. Ai na ka bërë pjesëtarë të ngjalljes së Tij,” vijoi ai.

Pashkët kremtohen në një atmosferë reflektimi, lutjeje dhe shprese, ndërsa besimtarët i urojnë njëri-tjetrit.

Në mbarë vendin, mesha dhe ritualet fetare do të vijojnë gjatë gjithë ditës së diel, duke kulmuar me festime familjare dhe tradicionale që simbolizojnë rinisjen dhe jetën e re, transmeton albinfo.ch.

The post Shqipëri: Besimtarët e krishterë dhe ortodoksë kremtojnë Pashkët appeared first on Albinfo.