Shqipëri: Çmimi i vezëve dyfishohet për shkak të gripit të shpendëve
Çmimi i vezëve është rritur ndjeshëm në Shqipëri pas rënies së prodhimit për shkak të gripit të shpendëve. Çmimi i shitjes në burim është rritur nga 10-11 lekë për kokërr në 20-21 lekë, ndërsa në tregun e pakicës ka arritur deri në 25 lekë për kokërr, me një rritje prej 20-47%. Pularitë nënvizojnë se ky […] The post Shqipëri: Çmimi i vezëve dyfishohet për shkak të gripit të shpendëve appeared first on Albinfo.

Çmimi i vezëve është rritur ndjeshëm në Shqipëri pas rënies së prodhimit për shkak të gripit të shpendëve. Çmimi i shitjes në burim është rritur nga 10-11 lekë për kokërr në 20-21 lekë, ndërsa në tregun e pakicës ka arritur deri në 25 lekë për kokërr, me një rritje prej 20-47%.
Pularitë nënvizojnë se ky shtrenjtim është pasojë e rënies së prodhimit pas shpërthimit të gripit H5N1 në fillim të marsit, që shkaktoi ngordhjen e 67 mijë shpendëve. Kjo ka ndikuar në zvogëlimin e ofertës, por prodhuesit theksojnë se vezët janë të sigurta për konsum, pasi vetëm shpendët e shëndetshëm përdoren për prodhim, transmeton albinfo.ch.
Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në 2022, kur gripi i shpendëve ndikoi në një rënie të prodhimit dhe çmimi i vezëve arriti deri në 25 lekë. Prodhuesit thonë se vitin e kaluar, falë subvencioneve, ata arritën të zëvendësojnë shpendët e ngordhura dhe të rrisin prodhimin me 15%.
The post Shqipëri: Çmimi i vezëve dyfishohet për shkak të gripit të shpendëve appeared first on Albinfo.