Shqipëri: Sekuestrohen rreth 100 mijë euro dhe 1.2 milionë lekë të padeklaruara në Aeroport
Rreth 100 mijë euro dhe 1.2 milionë lekë të padeklaruara në Aeroportin e Rinasit në Shqipëri janë sekuestuar nga shërbimet e policisë kufitare. Si rezultat i kontrolleve në dalje, janë evidentuar dhe goditur tre raste të mosdeklarimit të të hollave dhe është proceduar penalisht shtetasi ukrainas O. R. 43 vjeç, i cili do udhëtonte nga […] The post Shqipëri: Sekuestrohen rreth 100 mijë euro dhe 1.2 milionë lekë të padeklaruara në Aeroport appeared first on Albinfo.

Rreth 100 mijë euro dhe 1.2 milionë lekë të padeklaruara në Aeroportin e Rinasit në Shqipëri janë sekuestuar nga shërbimet e policisë kufitare.
Si rezultat i kontrolleve në dalje, janë evidentuar dhe goditur tre raste të mosdeklarimit të të hollave dhe është proceduar penalisht shtetasi ukrainas O. R. 43 vjeç, i cili do udhëtonte nga Rinasi për në Dubai, njoftojnë autoritetet shqiptare, transmeton albinfo.ch.
“Gjatë kontrollit këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan 76000 euro të cilat tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria pa i deklaruar në kufi.
Po ashtu u procedua penalisht shtetasi shqiptar M. F., 34 vjeç, i cili do udhëtonte drejt Parisit, ku gjatë kontrollit shërbimet e policisë i gjetën dhe sekuestruan 11370 euro të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi sipas ligjit. Shtetasit të mësipërm iu refuzua dalja nga Shqipëria.
Po ashtu u procedua penalisht shtetasi shqiptar A. Ch, 41 vjeç, i cili do shkonte në Bolonja, pasi gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan 11900 euro dhe 1.240.000 lekë, të cilat si kishte deklaruar sipas ligjit në kufi. Shtetasit te mësipërm iu refuzua dalja Shqipëria”, bëhet e ditur në njoftim.
The post Shqipëri: Sekuestrohen rreth 100 mijë euro dhe 1.2 milionë lekë të padeklaruara në Aeroport appeared first on Albinfo.