Shqipëria, destinacioni turistik me rritjen më të shpejtë në Evropë

Shqipëria po shndërrohet me shpejtësi në një nga destinacionet më të pëlqyera të turizmit në Evropë. E njohur për plazhet e saj mahnitëse dhe peizazhet natyrore unike, vendi ka regjistruar një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve, veçanërisht nga Mbretëria e Bashkuar. Sipas gazetës britanike The Telegraph, Shqipëria po përjeton një bum turistik të […] The post Shqipëria, destinacioni turistik me rritjen më të shpejtë në Evropë appeared first on Albinfo.

Shqipëria, destinacioni turistik me rritjen më të shpejtë në Evropë

Shqipëria po shndërrohet me shpejtësi në një nga destinacionet më të pëlqyera të turizmit në Evropë. E njohur për plazhet e saj mahnitëse dhe peizazhet natyrore unike, vendi ka regjistruar një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve, veçanërisht nga Mbretëria e Bashkuar.

Sipas gazetës britanike The Telegraph, Shqipëria po përjeton një bum turistik të pashembullt. “Maldivet e Evropës”, “Plazhe si në Tajlandë” – janë fraza që shpesh përdoren për të përshkruar Ksamilin, një fshat bregdetar në jug të vendit, që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në arenën turistike, përcjell albinfo.ch.

Një rritje e jashtëzakonshme

Nga tre milionë turistë në vitin 2015, numri i vizitorëve të huaj u rrit në katër milionë në 2017 dhe arriti mbi gjashtë milionë në vitin 2019. Pas pandemisë, turizmi në Shqipëri ka njohur një hov të ndjeshëm, duke kapur shifrën rekord prej 10 milionë turistësh në 2023, një rritje prej 56% krahasuar me periudhën para pandemisë.

Investime dhe sfida

Me synimin për të pritur deri në 30 milionë turistë deri në vitin 2030, qeveria shqiptare ka prezantuar “Strategjinë e Re Kombëtare të Turizmit”. Ndër investimet kryesore për të mbështetur rritjen turistike është edhe ndërtimi i një hoteli luksoz prej 1.4 miliardë dollarësh në ishullin e Sazanit, një projekt i miratuar për Jared Kushner dhe Ivanka Trump.

The post Shqipëria, destinacioni turistik me rritjen më të shpejtë në Evropë appeared first on Albinfo.