Shqipëria hap katër kapituj të rinj në negociatat me BE-në

Shqipëria do të hapë katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 16 shtator, në një takim të thirrur nga Presidenca daneze e BE-së. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar ritmin e hapjes së kapitujve si “rekord absolut”, raportojnë mediat në Tiranë. Me këto, numri i […] The post Shqipëria hap katër kapituj të rinj në negociatat me BE-në appeared first on Albinfo.

Shqipëria hap katër kapituj të rinj në negociatat me BE-në

Shqipëria do të hapë katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 16 shtator, në një takim të thirrur nga Presidenca daneze e BE-së. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar ritmin e hapjes së kapitujve si “rekord absolut”, raportojnë mediat në Tiranë.

Me këto, numri i kapitujve të hapur arrin në 28 brenda 11 muajve, ndërsa kapitujt e rinj lidhen me Agjendën e Gjelbër dhe Ndërlidhjen e Qëndrueshme – fusha që përfshijnë transportin, energjinë, rrjetet transevropiane dhe mjedisin. Shqipëria duhet të hapë dhe të mbyllë gjithsej 33 kapituj për t’u anëtarësuar në BE.

The post Shqipëria hap katër kapituj të rinj në negociatat me BE-në appeared first on Albinfo.