Shqipëria heq vizat për pesë shtete për arsye turistike
Këshilli i Ministrave në Shqipëri vendosi sot heqjen e vizave për qytetarët e pesë shteteve, që do të vizitojnë Shqipërinë për arsye turistike. Sipas vendimit të qeverisë, qytetarët e shteteve që do të hyjnë pa viza në Shqipëri janë nga Arabia Saudite, Katari, Oman, Tajlandë dhe Indonezi. Këta shtetas do të hyjnë në Shqipëri pa vizë […] The post Shqipëria heq vizat për pesë shtete për arsye turistike appeared first on Albinfo.

Këshilli i Ministrave në Shqipëri vendosi sot heqjen e vizave për qytetarët e pesë shteteve, që do të vizitojnë Shqipërinë për arsye turistike.
Sipas vendimit të qeverisë, qytetarët e shteteve që do të hyjnë pa viza në Shqipëri janë nga Arabia Saudite, Katari, Oman, Tajlandë dhe Indonezi.
Këta shtetas do të hyjnë në Shqipëri pa vizë për motive turistike dhe me dokumentin “pasaportë” për një periudhë të kufizuar, nga data 15 prill deri më 31 dhjetor 2025, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
The post Shqipëria heq vizat për pesë shtete për arsye turistike appeared first on Albinfo.