Shqiptarja 60-vjeçare përballet me flakët në ballkonin e banesës së saj në Zvicër

Shqiptarja 60-vjeçare përballet me flakët në ballkonin e banesës së saj në Zvicër

Një shqiptare 60-vjeçare ka ndërhyrë për të shuar një zjarr që shpërtheu në ballkonin e banesës së saj në Rothrist të Zvicrës, duke pësuar lëndime të lehta gjatë përpjekjes për të parandaluar përhapjen e flakëve, transmeton albinfo.ch.

Shadije A. ka treguar për mediat zvicerane se gjithçka ndodhi pasi u kthye në apartament dhe vuri re zjarrin në ballkon. Ajo mori menjëherë kova dhe legenë, i mbushi me ujë dhe u përpoq ta shuante atë.

“Unë dola për ta parë djalin tim që po pinte cigare në ballkon dhe kur u ktheva në apartament dhe e pashë zjarrin, mora menjëherë kovat dhe legenët, i mbusha me ujë dhe u përpoqa ta shuaja. Duke vepruar kështu, lëndova krahun e djathtë dhe gjithashtu këmbët”, ka deklaruar ajo për gazetën zvicerane Blick.

Për shkak të ndërhyrjes, 60-vjeçarja pësoi lëndime në krahun e djathtë dhe në këmbë. Pas marrjes së trajtimit në spital, ajo u lirua, pasi lëndimet nuk ishin serioze.

Në përpjekjet për shuarjen e zjarrit ndihmoi edhe një tjetër shqiptar, i cili përdori një jastëk të lagur me ujë. Ai nuk pësoi lëndime.

Me mbërritjen e zjarrfikësve, zona u sigurua, ndërsa dëmet materiale mbetën të vogla. Autoritetet kompetente e falënderuan Shadijen për ndërhyrjen dhe bashkëpunimin e saj./Albinfo.ch 

The post Shqiptarja 60-vjeçare përballet me flakët në ballkonin e banesës së saj në Zvicër appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.