Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën
Sekretarja e shtypit e administratës Trump, Caroline Leavitt, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të ofrojnë më ndihmë ushtarake për Ukrainën, përcjell albinfo.ch. Ajo theksoi se tani prioritet për amerikanët janë negociatat për paqe në Ukrainë. Ky vendim erdhi pas polemikave gjatë vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, me homologun e tij amerikan, Donald […] The post Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën appeared first on Albinfo.

Sekretarja e shtypit e administratës Trump, Caroline Leavitt, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të ofrojnë më ndihmë ushtarake për Ukrainën, përcjell albinfo.ch.
Ajo theksoi se tani prioritet për amerikanët janë negociatat për paqe në Ukrainë.
Ky vendim erdhi pas polemikave gjatë vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, me homologun e tij amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.
“Ne nuk do të shkruajmë më vetëm çeqe bosh për një luftë në një vend shumë të largët pa një paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme,” tha Leavitt.
“Ishte fantastike që kamerat po rrotulloheshin sepse populli amerikan dhe e gjithë bota panë se me çfarë po merren Presidenti Trump dhe ekipi i tij pas dyerve të mbyllura në negociatat me ukrainasit”, shtoi ajo.
Më herët, The Washington Post raportoi se administrata Trump nuk po përjashton ndalimin e të gjitha dërgesave të vazhdueshme të ndihmës ushtarake në Ukrainë, me vlerë miliarda dollarë.
The post Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën appeared first on Albinfo.