Shteti i BE-së qê po e vendos shërbimimin e detyrueshëm ushtarak për gratë

Danimarka ka vendosur që, nga viti 2026, gratë të thirren për shërbim ushtarak, duke u bërë kështu vendi i dytë në BE që zbaton këtë masë. Ky vendim synon të forcojë aftësitë mbrojtëse të vendit dhe të rrisë numrin e rekrutëve, që do të arrijë në 7,500 ushtarë, nga 4,700 që janë aktualisht. Ministri i […] The post Shteti i BE-së qê po e vendos shërbimimin e detyrueshëm ushtarak për gratë appeared first on Albinfo.

Shteti i BE-së qê po e vendos shërbimimin e detyrueshëm ushtarak për gratë

Danimarka ka vendosur që, nga viti 2026, gratë të thirren për shërbim ushtarak, duke u bërë kështu vendi i dytë në BE që zbaton këtë masë. Ky vendim synon të forcojë aftësitë mbrojtëse të vendit dhe të rrisë numrin e rekrutëve, që do të arrijë në 7,500 ushtarë, nga 4,700 që janë aktualisht.

Ministri i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, siç raporton DW, ka theksuar se gratë do të kenë të njëjtat kushte si burrat dhe mund të rekrutohen edhe me detyrim nëse nuk ka mjaftueshëm vullnetarë. Femrat që mbushin 18 vjeç pas 1 korrikut të këtij viti mund të thirren për shërbim ushtarak, transmeton albinfo.ch.

Përveç kësaj, shërbimi ushtarak do të zgjatet nga katër në njëmbëdhjetë muaj, duke përfshirë një fokus në barazinë gjinore dhe forcimin e politikës së sigurisë.

Në Danimarkë, deri tani, shërbimi ushtarak ka qenë i detyrueshëm vetëm për burrat, ndërsa gratë mund të regjistroheshin vullnetarisht. Aktualisht, ato përbëjnë 25% të rekrutëve.

Ky ndryshim e bën Danimarkën të dytën pas Suedisë që ka vendosur të rekrutojë gratë për shërbimin ushtarak, ndërsa Norvegjia e zbatoi këtë masë që prej vitit 2017.

 

 

The post Shteti i BE-së qê po e vendos shërbimimin e detyrueshëm ushtarak për gratë appeared first on Albinfo.