Shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë: Paralajmërohet edhe rritje e çmimit të qumështit

Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërhyjë dhe të ndalohet shtrenjtimi i energjisë elektrike.  Kjo pasi shoqata thotë se shtrenjtimi do ta dëmtojë rëndë sektorin e prodhimit të qumështit.  Nga prilli pritet të ketë shtrenjtim të rrymës për 15 për qind.  “Me gjithë sakrificat e […] The post Shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë: Paralajmërohet edhe rritje e çmimit të qumështit appeared first on Albinfo.

Shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë: Paralajmërohet edhe rritje e çmimit të qumështit

Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërhyjë dhe të ndalohet shtrenjtimi i energjisë elektrike. 

Kjo pasi shoqata thotë se shtrenjtimi do ta dëmtojë rëndë sektorin e prodhimit të qumështit. 

Nga prilli pritet të ketë shtrenjtim të rrymës për 15 për qind. 

“Me gjithë sakrificat e bëra deri tani për të ruajtur një paqe sociale për konsumatorët në Kosovë, nëse çmimi i energjisë rritet, do të detyrohemi të veprojmë. Shpresojmë në mirëkuptimin e klientëve tanë,” thuhet në reagimin e Shoqatës.

“Industria e qumështit në Kosovë ka qenë ndër sektorët më të goditur nga rritja e kostove të prodhimit dhe kërkon nga institucionet që të parandalojnë ndikimin e mëtejshëm të shtrenjtimit të energjisë në zinxhirin e furnizimit me produkte bazike ushqimore”, shtohet tutje nga kjo shoqatë, transmeton albinfo.ch.

The post Shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë: Paralajmërohet edhe rritje e çmimit të qumështit appeared first on Albinfo.