Shuhet Papa Françesku, besimtarët mblidhen në sheshin Shën Pjetër në Vatikan
Papa Françesku, Kreu i Kishes Katolike mbylli sytë mëngjesin e kësaj të hëne përgjithmonë. Ati i Shenjtë ndërroi jetë në orën 7:35 të mëngjesit në Shtëpinë e tij në moshën 88 vjeçare. Lajmi u dha nga kardinali Kevin Farrell i cili tha se Papa Françesku, Kreu i Vatikanit u kthye në Shtëpinë e Atit ndërsa [...]Read More...

Papa Françesku, Kreu i Kishes Katolike mbylli sytë mëngjesin e kësaj të hëne përgjithmonë. Ati i Shenjtë ndërroi jetë në orën 7:35 të mëngjesit në Shtëpinë e tij në moshën 88 vjeçare.
Lajmi u dha nga kardinali Kevin Farrell i cili tha se Papa Françesku, Kreu i Vatikanit u kthye në Shtëpinë e Atit ndërsa e quajti atë personin që i dedikoi gjithë jetë Shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij.
Françesku, i cili vuajti nga sëmundje kronike të mushkërive dhe i ishte hequr një pjesë e njërës mushkëri kur ishte i ri, u shtrua në spitalin Gemelli më 14 shkurt për një krizë respiratore që u zhvillua në pneumoni bilaterale. Ai kaloi 38 ditë atje, shtrimi më i gjatë në spital i papatit të tij 12-vjeçar.
Vdekja e Papa Franceskut këtë të hënë vjen pasi vetem një ditë më parë Ati i Shenjtë kishte bërë daljen e tij të fundit publike në një karrige me rrota ku kishte përshëndetur turmat që brohorisnin për të në sheshin Shën Pjetri të Vatikanit.
Të shumtë janë besimtarët që janë mbledhur në sheshin Shën Pjetër në Vatikan, në dhimbje e në lot për ndarjen nga jeta të Papa Francceskut. Ndërkohë, jo vetëm në Vatikan por në të gjithë botën besimtarë të shumtë po kryejnë homazhe në nderim të largimit nga jeta të kreut të Kishës Katolike.
/ abcnews.al