Shuhet regjisori legjendar, David Lynch ndërron jetë në moshën 78-vjeçare
Një nga emrat më të mëdhenj të kinematografisë, skenaristi dhe regjisori David Lynch ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Familjarët njoftuan lajmin e trisht, pasi vetë Lynch kishte zbuluar në gusht të vitit 2024 se vuante nga emfizema, një sëmundje kronike e mushkërive si pasojë e duhan pirjes. I lindur në Missoula, në vitin 1946, [...]Read More...

Një nga emrat më të mëdhenj të kinematografisë, skenaristi dhe regjisori David Lynch ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Familjarët njoftuan lajmin e trisht, pasi vetë Lynch kishte zbuluar në gusht të vitit 2024 se vuante nga emfizema, një sëmundje kronike e mushkërive si pasojë e duhan pirjes.
I lindur në Missoula, në vitin 1946, Lynch kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij në Idaho.
Lynch ishte martuar katër herë dhe kishte një lidhje afatgjatë me yllin e tij të Blue Velvet, Isabella Rossellini.
Lynch filloi një etapë të re në kinemanë amerikane: që nga fillimet e tij si student arti duke bërë filma të shkurtër eksperimentalë, te suksesi kult i tij i parë artistik surreal Eraserhead dhe në një varg filmash të vlerësuar me çmime, duke përfshirë Blue Velvet, Wild at Heart dhe Mulholland Drive, si dhe shfaqjen kryesore televizive Twin Peaks.
Ai mori tre nominime për Oscar për regjinë më të mirë (për Blue Velvet, The Elephant Man dhe Mulholland Drive) dhe iu dha një Oscar nderi për arritje jetësore në 2019; ai fitoi Palmën e Artë në festivalin e filmit në Kanë për filmin Wild at Heart në 1990.
Por më shumë se çdo gjë, regjisori do të mbahet mend për stilin e tij jokonvencional që tani njihet si “Lynchian”.
/abcnews.al/