Shumë qiramarrës në Zvicër nuk kanë përfituar ulje të qirasë, edhe pse u takon

Shumë qiramarrës në Zvicër mund të jenë ende duke paguar më shumë qira sesa duhet, edhe pse kanë të drejtë të kërkojnë ulje, transmeton albinfo.ch.
Norma e interesit hipotekar të referencës aktualisht është 1.25 për qind dhe, për sa kohë që ajo mbetet në këtë nivel, një ulje e re e qirasë gjatë periudhës aktuale të kontratës nuk pritet.
Megjithatë, sipas Zyrës Federale për Banesa, qiramarrësit që qiranë e kanë të përcaktuar mbi bazën e një norme të mëparshme prej 1.50 për qind ose më shumë, në përgjithësi ende kanë të drejtë të kërkojnë ulje të qirasë.
Shoqata e Qiramarrësve: Nuk është vonë për ta kërkuar uljen
Shoqata Zvicerane e Qiramarrësve (ASLOCA) tërheq vëmendjen se shumë prej qiramarrësve që plotësojnë kushtet nuk kanë përfituar ende nga ulja.
Sipas saj, qiramarrësit që besojnë se kanë të drejtë për një reduktim të qirasë mund t’i drejtohen ende pronarit të banesës dhe të kërkojnë rishikimin e saj.
Pra, edhe pse norma aktuale e referencës është 1.25 për qind, kjo nuk do të thotë automatikisht se të gjithë qiramarrësit kanë përfituar tashmë nga uljet e mundshme. Nëse qiraja është bazuar në një normë prej 1.50 për qind ose më të lartë, ia vlen të kontrollohet nëse ekziston e drejta për ulje. /Albinfo.ch
The post Shumë qiramarrës në Zvicër nuk kanë përfituar ulje të qirasë, edhe pse u takon appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



