Si mund të qëndrosh në Zvicër pas diplomimit nga një universitet zviceran?
Çdo vit, mijëra studentë ndërkombëtarë studiojnë në universitetet prestigjioze të Zvicrës, si ETH në Cyrih apo EPFL në Lozanë. Megjithatë, sfida fillon pikërisht pas përfundimit të studimeve: a mund të qëndrojnë në vend për të punuar dhe jetuar më tej? The post Si mund të qëndrosh në Zvicër pas diplomimit nga një universitet zviceran? appeared first on Albinfo.

Shtetasit e BE-së/EFTA-s kanë më shumë fleksibilitet dhe nëse jeni shtetas i një vendi të Bashkimit Evropian apo EFTA-s (Norvegjia, Islanda, Lihtenshtajni), rregullat janë relativisht të thjeshta, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Mund të qëndrosh deri në 90 ditë pas diplomimit për të kërkuar punë.
Nëse gjen punë brenda kësaj periudhe, mund të aplikosh për leje qëndrimi/pune – mjafton kontrata e punës dhe regjistrimi në komunën ku do të jetosh.
Shtetasit nga jashtë BE/EFTA-s: rregulla më të rrepta
Për studentët nga vendet e treta (p.sh. Shqipëria, Kosova, vendet jashtë Evropës), rregullat janë më të ndërlikuara. Sipas Ligjit Federal për të Huajt (FNA):
Mund të kërkosh punë deri në 6 muaj pas diplomimit, por vetëm nëse:
Ke një diplomë universitare zvicerane;
Puna që kërkon është me interes të lartë akademik ose ekonomik për Zvicrën;
Ke dokument që konfirmon përfundimin e studimeve;
Ke mjete të mjaftueshme financiare dhe strehim, për të mos u mbështetur në ndihma sociale.
Ky lloj lejeje është i përkohshëm dhe nuk rinovohet. Nëse nuk gjen punë brenda 6 muajve, duhet të largohesh nga Zvicra, transmeton albinfo.ch.
Çfarë nënkupton “interes akademik ose ekonomik”?
Do të thotë që:
Aftësitë e tua janë të specializuara dhe të vështira për t’u gjetur në Zvicër ose në vendet e BE-së/EFTA-s;
Diplomimi është në fusha ku ka mungesë të profesionistëve, si inxhinieri, IT, shkenca mjekësore, etj.;
Punëdhënësi duhet të tregojë që nuk ka gjetur kandidatë të përshtatshëm nga Zvicra apo BE për pozitën përkatëse, transmeton albinfo.ch.
Përmbledhje: Çfarë të duhet për të qëndruar pas diplomimit?
Diplomë zvicerane nga universitet i njohur;
Letër nga universiteti që vërteton përfundimin e studimeve;
Mjete financiare të mjaftueshme (llogari bankare, garanci, etj.);
Dëshmi strehimi për periudhën 6-mujore;
Vërtetim nga punëdhënësi (nëse e gjen punën) që puna është me interes për Zvicrën;
Aplikim për leje qëndrimi për kërkim pune, në zyrën e migracionit të kantonit.
Në praktikë, për shkak të kriterieve të rrepta, shumë pak studentë nga vendet e treta arrijnë të përfitojnë këtë mundësi qëndrimi pas studimeve, transmeton albinfo.ch.
The post Si mund të qëndrosh në Zvicër pas diplomimit nga një universitet zviceran? appeared first on Albinfo.