Si po fiton terren Kina në garën globale të robotikës

Përtej tensioneve tregtare dhe rritjes së tarifave doganore, Kina po forcon pozitat e saj në garën globale të robotikës. Në fushat e industrisë dhe kërkimit të avancuar, “Perandoria e Mesme” po shfaq një qëndrueshmëri dhe kapacitet inovativ që po habit vëzhguesit ndërkombëtarë. Që përpara përplasjes tregtare të nisur nga administrata Trump, Kina kishte nisur një […] The post Si po fiton terren Kina në garën globale të robotikës appeared first on Albinfo.

Si po fiton terren Kina në garën globale të robotikës

Përtej tensioneve tregtare dhe rritjes së tarifave doganore, Kina po forcon pozitat e saj në garën globale të robotikës. Në fushat e industrisë dhe kërkimit të avancuar, “Perandoria e Mesme” po shfaq një qëndrueshmëri dhe kapacitet inovativ që po habit vëzhguesit ndërkombëtarë.

Që përpara përplasjes tregtare të nisur nga administrata Trump, Kina kishte nisur një transformim industrial të thellë. Plani strategjik “Made in China 2025”, i nisur afro dhjetë vite më parë, vendosi objektiva të qarta për të krijuar kampionë kombëtarë në sektorë si robotika, automjetet elektrike dhe inteligjenca artificiale.

Sipas He Liang, themelues i kompanisë Yunmu Intelligent Manufacturing – një prej prodhuesve kryesorë të robotëve humanoidë në Kinë – qeveria kineze po synon që robotika të kthehet në një industri më vete, në një nivel të ngjashëm me atë të makinave elektrike. Kjo ambicie mbështetet nga investime kolosale dhe përfshirja e sistemit arsimor: çdo vit, rreth 350,000 inxhinierë mekanikë diplomohen në universitetet kineze, krahasuar me vetëm 45,000 në SHBA.

 

The post Si po fiton terren Kina në garën globale të robotikës appeared first on Albinfo.