Si të bëjmë bakllava turke?

Welcome to Kosova Today

Marrim miellin, vezët, kosin, vajin  dhe lëngun e limonit dhe zëmë brumin jo shumë të fortë. Pasi e zëmë brumin e lëmë të qetësohet për gati një orë dhe më pas e ndajmë në 4 pjesë të barabarta. Secilën nga këto pjesë e bëjmë kulecë të vegjël sa një kokërr arre. Nga secila pjesë do të dalin […] The post Si të bëjmë bakllava turke? first appeared on Neps. The post Si të bëjmë bakllava turke? appeared first on Neps.

Si të bëjmë bakllava turke?

Marrim miellin, vezët, kosin, vajin  dhe lëngun e limonit dhe zëmë brumin jo shumë të fortë. Pasi e zëmë brumin e lëmë të qetësohet për gati një orë dhe më pas e ndajmë në 4 pjesë të barabarta.

Secilën nga këto pjesë e bëjmë kulecë të vegjël sa një kokërr arre. Nga secila pjesë do të dalin 20-22 kuleçë.

I hapim petët jo shumë të mëdha dhe i vendosim njera mbi tjetrën duke i lyer me pak niseshte.

Hapim petën e madhe (nga bashkimi i të gjitha petëve të vendosura mbi njëra-tjetrën) sa madhësia e tepsisë dhe i vendosim në tepsi të lyer me vaj dhe më pas petën që kemi vendosur në tepsi e lyejmë me gjalpë dhe hedhim arrat e qëruara dhe të shtypura (brenda arrave, sipas dëshirës mund të hedhim edhe pak kanellë).

Ashtu siç vepruam me pjesën e parë të brumit, do të vazhdojmë edhe me pjesët e tjera, ku secilës pjesë i hedhim arrat në mes.

Pasi ta kemi përfunduar të gjithë brumin dhe ta kemi vendosur në tepsi, e presim në formë ylli (jo feta shumë të mëdha) dhe e lyejmë me gjalpë.

Tepsinë që kemi e fusim në furrë. Në fillim temperatura duhet të jetë 150 gradë dhe në momentin që do të fillojë të skuqet pjesa e sipërme e ulim temperaturën në 100 gradë. Procesi i pjekjes duhet të vazhdojë për 4-4.5 orë  me qëllim që bakllavaja të kullojë sa më mirë.

Përbërësit për shërbetin:

1.5 kg sheqer; ½ limon (lëngun); 1 L ujë.

Përgatitja

Në një tenxhere vendosim të ziejë sheqerin me ujë, derisa të trashet sherbeti. Sherbetin ia hedhim bakllavasë disa minuta pasi e kemi hequr nga zjarri. Bakllavaja duhet të jetë e ftohtë në momentin që do t’i hidhet sherbeti.

Shënim: Nëse arrave nuk i keni hedhur kanellë, mund t’ia hidhni sherbetit.

Ruaj Recetën

The post Si të bëjmë bakllava turke? first appeared on Neps.

The post Si të bëjmë bakllava turke? appeared first on Neps.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Marrim Secil Hapim Ashtu Tepsin Procesi Sherbetin Bakllavaja Recet

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Marrim Secil Hapim Ashtu Tepsin Procesi Sherbetin Bakllavaja Recet

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online