Simpozium me ligjërata mjekësore në Gjenevë

Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër,më 26 janar në Gjenevë organizon simpozium mjekësor dedikuar shqiptarëve në Zvicër që ka për qëllim sensibilizimin për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme. Simpoziumi synon të ofrojë njohuri praktike dhe të bazuara shkencërisht në parandalimin e sëmundjeve që prekin sistemet e ndryshme të organeve. Mjekët Shqiptarë në Zvicër […] The post Simpozium me ligjërata mjekësore në Gjenevë appeared first on Albinfo.

Simpozium me ligjërata mjekësore në Gjenevë

Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër,më 26 janar në Gjenevë organizon simpozium mjekësor dedikuar shqiptarëve në Zvicër që ka për qëllim sensibilizimin për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme.

Simpoziumi synon të ofrojë njohuri praktike dhe të bazuara shkencërisht në parandalimin e sëmundjeve që prekin sistemet e ndryshme të organeve. Mjekët Shqiptarë në Zvicër nga fusha të ndryshme do të ndajnë këshilla dhe strategji mbi rëndësinë e stileve të shëndetshme të jetesës, diagnostikimin e hershëm dhe menaxhimin efektiv të faktorëve të rrezikut.

Pjesë e këtij organizimi mund të bëhen gjithë të interesuarit, pavarësisht moshës apo historisë mjekësore dhe të cilët janë të interesuar për të mësuar më shumë rreth ruajtjes së shëndetit dhe përmirësimit të cilësisë së jetës.

Ky program përfshin ligjërata si dhe diskutime me pyetje dhe përgjigje me pjesëmarrësit.

Koha: 26 janar, me fillim në orën 14.00

Vendi: Hôpitaux Universitaires Genève

Auditoire Marcel Jenny

Rue Gabrielle-Perret-Gentil 4
1211 Genève 14

The post Simpozium me ligjërata mjekësore në Gjenevë appeared first on Albinfo.