Siri/ Banka Qendrore kërkon pezullimin e llogarive bankare speciale gjatë regjimit të Bashar Al Assad
Pak muaj pas rënies së regjimit të Bashar Al- Assad, Banka Qendrore ka urdhëruar pezullimin e llogarive bankare të lidhura me individë dhe kompani të veçanta. Sipas një dokumenti të bërë publik, urdhri i lëshuar të enjten kërkon nga bankat të pezullojnë të gjitha llogaritë bankare të kompanive dhe individëve të lidhur me regjimin e [...]Read More...

Pak muaj pas rënies së regjimit të Bashar Al- Assad, Banka Qendrore ka urdhëruar pezullimin e llogarive bankare të lidhura me individë dhe kompani të veçanta.
Sipas një dokumenti të bërë publik, urdhri i lëshuar të enjten kërkon nga bankat të pezullojnë të gjitha llogaritë bankare të kompanive dhe individëve të lidhur me regjimin e rrëzuar,” dhe të informojnë Bankën Qendrore për detajet e të gjitha llogarive të pezulluara brenda tre ditëve të punës.
Urdhri specifikisht kërkon nga bankat të pezullojnë llogaritë që i përkasin Grupit Katerji, i njohur për përfshirjen e tij në tregtinë e naftës në Siri. Ky grup ishte drejtuar nga vëllezërit Baraa dhe Hussam Katerji.
Baraa Katerji u vra në një sulm të dyshuar izraelit në Siri, pranë kufirit me Libanin, në muajin korrik. Izraeli nuk ka komentuar në lidhje me këtë sulm.
Hussam Katerji dhe bizneset e tij janë nën sanksione të SHBA-së, duke përfshirë për “lehtësimin e dërgesave të naftës dhe financimin për Regjimin Sirian,” sipas faqes së internetit të Departamentit të Thesarit të SHBA-së.
Një banker, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, tha se urdhri i Bankës Qendrore nuk mund të zbatohej lehtësisht, pasi shumë biznesmenë të lidhur me regjimin kishin hapur llogari në emrat e personave të tjerë ose kishin përdorur kompani fasadë.
Administrata e re siriane kishte zbatuar tashmë një pezullim të përgjithshëm të llogarive bankare pas marrjes së pushtetit, por individët ishin në gjendje të kontestojnë vendimet dhe të tërhiqnin ose transferonin disa fonde.
/ abcnews.al