Siria nuk gjen paqe/ Më shumë se 147 viktima nga përplasjet mes forcave qeveritare

Siria ka përjetuar dhunë të përgjakshme, me të paktën 70 persona të vrarë në përplasjet mes forcave qeveritare të lidhura me regjimin e vjetër të Assadëve. Sulmet kanë shpërthyer në Latakia, Tartus dhe Homs, bastione të mbështetësve të regjimit. Raportet më të fundit flasin për deri në 147 viktima, ndërsa dhuna është përshkallëzuar pas sulmeve [...]Read More...

Siria nuk gjen paqe/ Më shumë se 147 viktima nga përplasjet mes forcave qeveritare

Siria ka përjetuar dhunë të përgjakshme, me të paktën 70 persona të vrarë në përplasjet mes forcave qeveritare të lidhura me regjimin e vjetër të Assadëve.

Sulmet kanë shpërthyer në Latakia, Tartus dhe Homs, bastione të mbështetësve të regjimit. Raportet më të fundit flasin për deri në 147 viktima, ndërsa dhuna është përshkallëzuar pas sulmeve të enjten ndaj patrullave qeveritare në qytetin Jabaleh dhe fshatrat përreth, ku humbën jetën 48 persona.

Qeveria e presidentit të ri, Ahmed al-Sharaa, është përgjigjur ashpër, duke dërguar trupa dhe helikopterë për të kontrolluar situatën. Në këto përleshje, forcat e sigurisë dhe mbështetësit e Assadit janë përballur me një sulm të koordinuar. Liderët e komunitetit alavit kanë denoncuar vrasjet dhe ekzekutimet, duke kërkuar protesta paqësore kundër sulmeve ajrore.

Gjatë operacionit për të rimarrë kontrollin, autoritetet kanë arrestuar një gjeneral të regjimit të vjetër, Ibrahim Huëeija, për krime gjatë sundimit të Hafez al-Assad. Shtetrrethimi është shpallur në zonat alavite, duke përfshirë Latakian dhe Tartusin, ku ndodhet baza detare ruse, e cila ka kërkuar uljen e tensioneve. Rusia ka shprehur shqetësime për masakrat dhe ka ftuar liderët sirianë të veprojnë për të ndaluar dhunën.