Sistemi prokurorial: Zbatimi i ligjit s’mund të interpretohet sipas shijeve të Kurtit
Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit kanë reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të martën tha se Prokuroria po e lufton Qeverinë. Këto institucione thanë se deklarimet përbëjnë vetëm pikëpamje dhe botëkuptime që ka ai për sundimin e ligjit, derisa shtuan se deklaratat e tilla dëmtojnë seriozisht […] The post Sistemi prokurorial: Zbatimi i ligjit s’mund të interpretohet sipas shijeve të Kurtit appeared first on Albinfo.

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit kanë reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të martën tha se Prokuroria po e lufton Qeverinë. Këto institucione thanë se deklarimet përbëjnë vetëm pikëpamje dhe botëkuptime që ka ai për sundimin e ligjit, derisa shtuan se deklaratat e tilla dëmtojnë seriozisht funksionimin e institucioneve. Këto institucione thanë se ligji s’mund të zbatohet dhe interpretohet “sipas shijeve të kryeministrit”.
“Sipas KPK-së dhe Prokurorit të Shtetit, këto deklarime përbëjnë vetëm pikëpamje dhe botëkuptime personale që ka ai për sundimin e ligjit, sepse veprimet për zbatimin e ligjit janë detyrim, jo vetëm për sistemin prokurorial, por edhe Kryeministrin, Qeverinë, por edhe për cilindo institucion tjetër dhe qytetar të vendit. KPK dhe ZKPSH, potencojnë se deklaratat e dhëna në vazhdimësi nga Kryeministri Kurti e dëmtojnë seriozisht funksionimin e institucioneve demokratike dhe kanë për qëllim minimin e angazhimit të Prokurorit të Shtetit në përpjekjet për forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagimin e publikuar në Facebook.
Kurti ishte urdhëruar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që të shkonte në cilësinë e dëshmitarit në Prokurorinë Speciale, por zgjodhi të shkonte në vënien e gurthemelit të një çerdheje në Gjilan.
The post Sistemi prokurorial: Zbatimi i ligjit s’mund të interpretohet sipas shijeve të Kurtit appeared first on Albinfo.