Situatë e qetë para Kryeministrisë, protestuesi u shpërndan lule efektivëve të policisë (VIDEO)

Situatë e qetë para Kryeministrisë, protestuesi u shpërndan lule efektivëve të policisë (VIDEO)

Situata para godinës së Kryeministrisë është qetësuar ndjeshëm pas momenteve të tensionit dhe marshimit nga Ministria e Arsimit.

Zjarri që u vu “karrigeve të dialogut” është shuar, ndërsa këtë të diele ndryshe nga një ditë më para nuk ka patur përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Në një gjest simbolik, një prej protestuesve është parë duke u shpërndarë lule efektivëve të policisë të rreshtuar para Kryeministrisë. Forcat e sigurisë vijojnë të qëndrojnë në terren për të monitoruar mbarëvajtjen e tubimit.

“Të gjithë jemi Erjon Vishkulli”, protestuesit në mbështetje të 28-vjeçarit të lënduar në sy

The post Situatë e qetë para Kryeministrisë, protestuesi u shpërndan lule efektivëve të policisë (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.