Skënder Musa: Specialja s’po vepron drejtë me refuzimin e vizitës së Thaçit për babain e tij

Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Skënder Musa, ka folur për “Front Online” lidhur me refuzimin e kërkesës së Hashim Thaçit për t’i mundësuar vizitën e babait të tij të sëmurë në Kosovë. Musa tha se ligjet dhe sanksionet penale parashikojnë se të paraburgosurit mund të kërkojnë leje për të vizituar anëtarët e ngushtë të

Skënder Musa: Specialja s’po vepron drejtë me refuzimin e vizitës së Thaçit për babain e tij


Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Skënder Musa, ka folur për “Front Online” lidhur me refuzimin e kërkesës së Hashim Thaçit për t’i mundësuar vizitën e babait të tij të sëmurë në Kosovë.

Musa tha se ligjet dhe sanksionet penale parashikojnë se të paraburgosurit mund të kërkojnë leje për të vizituar anëtarët e ngushtë të familjes në rastet e sëmundjeve të rënda.

“Të paraburgosurit dhe të burgosurit në bazë të ligjit e sanksioneve penale dhe ligjet që janë për mbajtën në paraburgim së masës së sigurisë që është: në momentin që anëtarët e ngushtë të familjes janë në gjendje të rëndë shëndetësore u jepet leja se ligjet ashtu e parashohin si të drejtë humanitare për me u aprovuar. Kjo duhet të ketë dokumentacione shëndetësore të besueshme që e vërtetojnë që gjendja e të sëmurit është kritike”, tha ai.

Musa kritikoi Gjykatën, pasi sipas tij, nuk po veprojnë barabartë me të gjithë të paraburgosurit.

“Gjykata nuk po vepron drejtë se kemi të bëjmë me një moshë të shtyrë se secila sëmundje mund të ja rrezikoj jetën”, shprehet Musa.