Sllogani ultranacionalist serb në Ambasadën në Norvegji: Kër’cënim i drejtpërdrejtë për Kosovën
Ambasada e Kosovës në Norvegji ka njoftuar se në hyrje të saj është vendosur një slogan nacionalist serb “Kur ushtria kthehet në Kosovë”. Kjo ambasadë e ka quajtur akt kërcënimi të drejtpërdrejtë për Kosovën dhe shkelje të normave ndërkombëtare vendosjen e këtij slogani. “Thellësisht të shqetësuar për imazhin alarmant dhe sloganin nacionalist serb të vendosur

Ambasada e Kosovës në Norvegji ka njoftuar se në hyrje të saj është vendosur një slogan nacionalist serb “Kur ushtria kthehet në Kosovë”.
Kjo ambasadë e ka quajtur akt kërcënimi të drejtpërdrejtë për Kosovën dhe shkelje të normave ndërkombëtare vendosjen e këtij slogani.
“Thellësisht të shqetësuar për imazhin alarmant dhe sloganin nacionalist serb të vendosur në hyrje të ambasadës sonë në Oslo. Ky akt është kërcënim i drejtpërdrejtë për Republikën e Kosovës, stafin e ambasadës, shkel normat ndërkombëtare, si dhe minon parimet e diplomacisë dhe respektit të ndërsjellë”, thuhet ndër të tjera në reagim.