IKD s’merr pjesë në konsultimet ‘‘formale’’ për Byronë: Po tentohet të procedohet me nguti

IKD s’merr pjesë në konsultimet ‘‘formale’’ për Byronë: Po tentohet të procedohet me nguti
Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se nuk do të marrin pjesë në konsultimet ‘’formale’’ për Projektligjin për Byronë.
Nga IKD, thuhet se, mënyra se si po zhvillohet ky proces dëshmon se po tentohet të procedohet me nguti, pa dhënë kohën e nevojshme për një konsultim real, serioz dhe meritor të përmbajtjes së Projektligjit në fjalë, përcjell Gazeta Express.
”Po ashtu, zhvillimi i këtij dëgjimi publik në rrethana të tilla, kur vendi ndodhet vetëm pak ditë para një afati kur pritet të shpërndahet Kuvendi, shton përshtypjen se qëllimi kryesor nuk është zhvillimi i konsultimeve meritore dhe gjithëpërfshirëse, por procedimi sa më i shpejtë i Projektligjit. Një ligj i tillë nuk duhet të trajtohet me nguti dhe as të shtyhet përpara përmes konsultimeve të organizuara në mënyrë të tillë që e bëjnë të pamundur pjesëmarrjen substanciale të shoqërisë civile dhe akterëve të tjerë relevantë”, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Komunikata:
IKD: Nuk marrim pjesë në konsultime formale për Projektligjin për Byronë
Prishtinë, 22 prill 2026 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon ndaj mënyrës se si Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka thirrur dëgjimin publik për Projektligjin Nr.10/L-019 për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Përkundër faktit se tentativa për shmangie nga procedurat e rregullta parlamentare nuk është miratuar në seancë plenare, mënyra se si po zhvillohet tash ky proces dëshmon se po tentohet që një projektligj i një rëndësie të madhe që afekton të drejtat e njeriut të procedohet me nguti, pa dhënë kohën e nevojshme për një konsultim real, serioz dhe meritor të përmbajtjes së Projektligjit në fjalë.
Ftesa për pjesëmarrje në dëgjimin publik është publikuar vetëm më pak se 24 orë përpara takimit. Një qasje e tillë nuk mund të konsiderohet serioze dhe as në përputhje me standardet minimale të një konsultimi ku kërkohet kontribut përmbajtësor dhe profesional për një projektligj kaq të ndjeshëm. Me një afat kaq të shkurtër, pjesëmarrja e akterëve relevantë reduktohet në f



